Minsk, 4 gusht – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko, në fjalimin e sotëm para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, theksoi se do t’i ruajë lidhjet me Rusinë edhe krahas tensioneve mes Minskut dhe Moskës.
Ai theksoi se partneriteti mes dy shteteve fqinje është pasqyrim i lidhjeve historike.
“Rusia gjithnjë ishte dhe gjithnjë do të mbetet aleat i afërt pa marrë parasysh se kush do ta fitojë pushtetin në Bjellorusi ose në Rusi”, theksoi Llukashenko.
Por, edhe krahas premtimit Llukashenko përsëriti se 33 pjesëtarët e arrestuar të grupit të mercenarëve rusë “Vagner” kanë planifikuar që të organizojnë trazira masive në Bjellorusi, të cilat janë caktuar për më 9 gusht. Moska i hodhi poshtë akuzat e tilla, duke thënë se grupi vetëm kishte kaluar transit përgjatë Bjellorusisë, por e kishin humbur transferin.
Presidenti bjellorus e paralajmëroi Moskën që të mos tentojë të nxisë tensione, sepse paqëndrueshmëria do të mund të zgjerohej përmes kufijve dhe ta kaplojë Rusinë.
“Kjo do të shpërthejë, kështu që do të ndjehet deri në Vlladivostok”, tha Llukashenko.
Më 28 korrik në Minsk janë arrestuar 33 shtetas rusë nën dyshimin se janë pjesëtarë të grupit rus të të mercenarëve ushtarakë privatë “Vagner”. Sipas autoriteteve bjelloruse në vend gjenden edhe 200 mercenarë, të cilët po i kërkon policia.