Shkup, 6 mars – Drejtoria për të ardhura publike në vitin 2018 zbatoi 7.148 kontrolle për fiskalizim, prej të cilave tek 826 u konstatuan parregullsi dhe atë në pjesë më të madhe nga obliguesit në Shkup, ndërsa të përfaqësuar në mënyrë territoriale, më pak apo më shumë ka në të gjitha vendbanimet më të vogla apo më të mëdha të vendit, deklaroi sot në konferencë për shtyp drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
Theksoi se në periudhën janar-shkurt 2018 ishin zbatuar 1.639 kontrolle prej të cilave 174 ishin me parregullsi, përderisa në dy muajt e parë të këtij viti, janë zbatuar 268 kontrolle prej të cilave 215 janë me parregullsi.
“Kjo paraqet 80 për qind sukses në pjesën e locimit të parregullsive, e kjo do të thotë reduktim i kontrolleve, përkatësisht kahëzim vetëm atje ku nevojitet. Edhe gjatë këtyre kontrolleve, pjesa më e madhe e parregullsive janë locuar në Shkup, më saktë 114.
Theksoi se gjatë kontrolleve për fiskalizim, parregullsi më shpesh të konstatuara janë mosdhënia e faturave fiskale, përkatësisht shfrytëzimi i llogarive/markerëve “kompjuterike”, si zëvendësim për llogaritë fiskale, mosposedimi i sistemit rezervë fiskal të pajisjes, mosposedimi dhe mosevidentimi i të dhënave në libër për raport ditor financiar dhe libër urgjent kotabiliteti, si dhe qarkullimi i paharmonizuar.
Drejtoresha e DAP-it, gjithashtu, informoi se me qëllim të uljes së evazionit fiskal me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim të pagesave me çeçe, përshkruhet obligimi ligjor për bashkangjitje të llogarisë fiskale, në llogarinë e cila stornohet.
“Obligimi i këtillë, edhe pse deri më tani ishte rregulluar me akte nënligjore, shpesh nuk ishte respektuar nga shumica e obliguesve tatimorë, për ç’shkak edhe u bë qasja drejt këtyre ndryshimeve”, tha ajo.
Shtoi se edhe gjatë dhënies së llogarisë fiskale, do të duhet të futet saktë mënyra e pagesës, nëse do të paguhet me para të gatshme, apo me kartelë pagesore, ndërkaq në rast të përsëritjes së shkeljeve nga ana e obliguesve tatimorë, me ndryshimet përshkruhet edhe ndalesa për ushtrim të veprimtarisë në hapësirën afariste në një kohë të caktuar kohore.
Janë stornuar, siç shtoi, në vitin 2018 77.832 llogari në shumë prej 553.214.309 denarëve, ndërsa gjithsejt për dy vite 142.671 llogari të stornuara fiskale me shumë prej 1.141.799.482 denarëve qarkullim i stornuar.
Theksoi se DAP-i i ka kontrolluar veprimtaritë – shitore dhe sallone të specializuara për shitje të mobiljeve dhe pajisjeve për ndriçim dhe lëndë të tjera për amvisëri. shitore të specializuara për pajisje informatike dhe kompjuterike, shitore për tekstil, tregti me pakicë me pajisje sportive në shitore të specializuara, shitore për lojëra dhe lodra, sallone kozmetike, si dhe shitore të specializuara për orë dhe stoli, objekte hotelierike, restorante të qumështit, punëtori automekanike, shitore për auto-pjesë dhe lulishte.
Kontrollet kanë treguar se stornohet në disa veprimtari, ndërkaq ndaj dukurisë së këtillë, siç tha, nuk janë imunë as personat juridikë që sigurojnë shërbime mortore.
“Nga këtu doli edhe nevoja për kontrolle të zgjeruara që ende zgjasin, dhe konstatojnë parregullsi. Rezultati i fundit për parregullsi për të gjitha tatimet, tek një pjesë e obliguesve, saktësisht 42, ku pati kontrolle të zgjeruara, me shumë prej 61.807.797 denarëve. Tek disa prej obliguesve janë hapur urdhëresa, tek disa kontrollet ende vijojnë, ndërsa tek disa duhet të fillojnë, që do të thotë se gjendja nuk është përfundimtare, përkatësisht presim të jetë në rritje duke pasur parasysh atë se llogaritë përfundimtare obliguesit i kanë parashtruar deri nga fundi i shkurtit, dhe fillimisht do të analizohen të dhënat”, konkludoi drejtoresha e DAP-it.