Shkup, 8 korrik – Tërësisht t’i respektojmë protokollet për mbrojtje dhe më 15 korrik të votojmë, është me rëndësi, që të vazhdojmë me tempo edhe më të fuqishme përpara. Sigurojmë mbështetje më të madhe edhe për bujqit, vendosmëria paratë te qytetarët është prijëse edhe në 4 vitet e ardhshme, tha Sanja Llukarevska, bartëse e listës zgjedhore në NJZ 2, nga koalicioni “Mundemi” në takim me qytetarët në Komunën Çuçer Sandevë.
Edhe në kushte të pandemisë, potencoi, shteti ka kapacitet që të realizojë zgjedhje të sigurta shëndetësore.
“Është e rëndësishme që të dilni dhe të votoni, që ta realizoni të drejtën tuaj të votës të garantuar me kushtetutë, që të sigurojmë institucione funksionale të cilat do të punojnë për qytetarët. LSDM-ja dhe koalicioni Mundemi, treguam dhe kemi plan për standard më të mirë ekonomik dhe më shumë para te qytetarët, theksoi Llukarevska.
Gjatë tre viteve të kaluara, siç tha, siguruam mbështetje në bujqësi në vlerë rekorde historike prej mbi 430 milionë euro.
Përderisa VMRO-DPMNE-ja përhapte lajme të rreme dhe shkelte masat e mbrojtjes, shtoi ajo, ne sollëm tri pako të masave për mbështetje të ekonomisë dhe të qytetarëve.
Llukarevska mes tjerash theksoi se VMRO-DPMNE-ja ishin edhe kundër projektit TVSH-ja ime, duke theksuar se vetëm për tre tremujorë janë kthyer 10.7 milionë euro te qytetarët, për shkak të asaj se ai projekt i suksesshëm vazhdon.