Shkup, 20 qershor – Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës, sot u realizua takim mes drejtoreshës së re të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska dhe drejtoreshës së deritanishme, Anastasija Ileska. Në takim siç kumtoi DAP, është biseduar për problemet aktuale, sfidat e administratës tatimore, modernizimin dhe reformat tatimore. “Të jesh drejtor i DAP-it është sfidë për çdo taksambledhës. Me përvojën time shumëvjeçare në DAP, funksioni i taksambledhësit dhe të udhëhiqet me administratën tatimore është përgjegjësi e madhe, posaçërisht nëse merret parasysh se bëhet fjalë për institucion, i cili njëkohësisht duhet të sigurojë mbledhje të drejtë dhe efikase të tatimeve, por edhe ta servisojë ekonomikë dhe sigurojë cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë qytetarët”, deklaroi Llukarevska. Ajo theksoi se veprimi i saj dhe përkushtimi do të jenë në drejtim të realizimit të mëtejmë të misionit dhe vizionit të Drejtorisë, por edhe drejtë cilësisë së re të reformave tatimore të bazuara në rritjen e transparencës, luftës aktive dhe joselektive kundër mospaguesve të tatimit, thjeshtëzimin e procedurave për paraqitje dhe pagesën e tatimeve dhe avancimin e profesionit taksambledhës.