Portieri, Hugo Lloris pranoi fajin për humbjen e Tottenhamit në sfidën ndaj Liverpoolit. Lloris ishte aq i fajshëm sa Toby Alderweireld, i cili shënoi autogol – pasi ai e riktheu topin e goditur nga Mohamed Salah në portën e tij, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Tottenham ka humbur nga Liverpooli me rezultatin 2-1 në ‘Anfield’, për t’i ndihmuar ‘Reds’ të vazhdojnë rrugën drejt titullit të Premierligës.
“Kur ju jeni një portier ju i dini përgjegjësinë”, tha Lloris. “Sigurisht që ju pyetni veten dhe gjëja e mirë është se ne kemi një tjetër lojë në tri ditët e ardhshme. Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Unë u përpoqa të kap topin dy herë, por ai shkoi drejt në këmbët e Toby dhe hyri në gol. Liverpool kishin shumë fat në ndeshjen kundër nesh”, përfundoi ai.