Fiorentina e re që po lind me pronarin Commisso pritet të ketë lojtarë me eksperiencë të madhe, siç janë Fernando Llorente dhe Borja Valero. Me të parin drejtori sportiv, Prade, ka patur një takim ku i ka prezantuar ofertën për 2 sezone me të drejtë rinovimi për një tjetër vit dhe sulmuesi që është pa kontratë ka marrë kohën e duhur për ta vlerësuar. Ndryshe është situate me Borja Valeron, për të cilin Interi kërkon të paktën 4 milionë euro për ta lënë të lire, ndërkohë që edhe dëshira e mesfushorit është të rikthehet në Firenze.