Lloji i ri i virusit po merr jetën e të rinjve, në Manastir vdes një 19-vjeçare

81

Vala e tretë gjegjësisht lloji i ri i virusit korona po merr jetën e të rinjve. Një vajzë 19-vjeçare e cila ndërroi jetë në kovid-qendrën në Manastir, ka pasur simptoma të koronavirusit, por nuk ka pasur test pozitiv pasi që vajza me sindromin doun vdiq disa orë pas hospitalizimit. Nga ministria e Shëndetësisë informojnë se ka 1 vit që teste post-mortum nuk bëjnë. Ndryshe vetëm për një javë kanë ndërruar 279 pacientë, mes tyre pacientë prej 28 deri 30 vjeç. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të gjithë pacientët e hospotalizuar po trajtohen në mënyrë të duhur edhe ato që janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Pos kësaj pritet që javën e ardhshme të arrijnë 1500 doza terapi për kurim të korona virusit.

“Gjatë javës tjetër duhet të arrijë terapia dhe ka indikacione specifike se kur duhet të jepet kjo terapi, në fillim të sëmundjes në fazë të hershme dhe kështu me radhë. Për pacientët që kanë pasqyrë të rëndë klinike i kemi të gjitha terapitë e nevojshme, por për fat të keq shohim raste të shpeshta fatale përkundër marrjes së të gjitha masave”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë imunizimi në vend po shkon ngadalë. Maqedonia është në rangun e Afrikës Jugore dhe Ugandës sipas përqindjes së personave të vaksinuar. Janë vaksinuar mbi 15 mijë qytetarë, me çka radhitet mes vendeve ku procesi i vaksinimit është i dobët dhe i ngadaltë. Kryeministri Zaev paralajmëron se deri në fund të prillit do të mbërrijnë mbi 300 mijë vaksina të reja.

“Presim që muajin prill ta përmbyllim me mbi 300.000 doza të vaksinës dhe edhe një herë do të përsëris prej ku priten këto vaksina. Presim të mbërrijnë sasitë e para, gjegjësisht 651.000 doza nga BE për Ballkanin Perëndimor, ku për vendet tona janë 100.000. Më me siguri 20-25 mijë doza do të mbërrijnë ditëve në vijim, gjatë këtij muaji, pasi disa herë thamë se kjo nuk varet vetëm prej nesh, por edhe nga pala tjetër, respektivisht nga furnizuesi i vaksinave. Presim dërgesën e parë të vaksinës “Fajzer”, kompani më të cilën kemi marrëveshje për 800.000 vaksina, pastaj e presim edhe dërgesën e dytë nga kovaks-mekanizmi, të cilën me siguri do ta marrim në prill. Në prill presim edhe 200.000 doza nga Kina, si dhe një sasi të konsiderueshme nga vaksina ruse “Sputnik”, me të cilën kemi kontratë për 200.000 vaksina”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshe në shtëpitë e shëndetit dhe në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup po vazhdon vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjeç dhe i kategorive të rrezikuara. Rreth 140 mijë qytetarë kanë shprehur interesim për tu vaksinuar./tv21