Londër, 2 mars – Lloji i zbuluar brazilian i Kovid-19 mund të shkaktojë reinfektim tek 61 për qind të njerëzve që tashmë kishin koronavirus, sipas studimit të ri të publikuar nga Imperial Kolegj në Londër, Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Sao Paulos.
Studimi mbi llojin P1 tek njerëzit që jetojnë në qytetin brazilian të Manaus identifikuan nivele potencialisht të larta të reinfektimit dhe tregon se varianti është më i transmetueshëm se lloji origjinal i Kovid-19.
Mostrat e gjakut nga ky studim i fundit institucional tregojnë se më shumë se 67 për qind e njerëzve në Manaus kishin koronavirus deri në muajin tetor të vitit 2020. Ekspertët kanë zbuluar se lloji P1 të Kovid-19 është rritur nga zero në 87 për qind për rreth tetë javë. Lloji P1 është gjetur të jetë ndërmjet 1,4 dhe 2,2 herë më i transmetueshëm se çdo lloj tjetër, ndërsa gjithashtu është gjetur të jetë në gjendje të reinfektojë në mes 25 dhe 61 personave me imunitet të zhvilluar ndaj infeksionit të mëparshëm të koronavirusit.
Deri më tani, lloji brazilian është gjetur në 25 vende.