Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në profilin e tij në facebook, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e Sekretariatit të IRK, Desisllava Gotskova.
Ministri i Drejtësisë Krenar Loga informoi se gjatë takimit është biseduat në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit, detyrat e përmbushura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ndaj IRK dhe rregullativën ligjore.
“Iinformova përfaqësuesit e IRK për aktivitetet aktuale, proceset e digjitalizimit, ndërveprueshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe për shpërndarjen automatike të rasteve gjyqësore”, ka shkruar Lloga në facebook.
Ai shtoi se IRK theksoi fushat në të cilat janë duke punuar, prioritetet në të ardhmen siç janë mbrojtja e informatorëve, konfiskimi, hetimet financiare dhe korrupsioni në fushën e sigurisë. Ndryshe, në fund ai shkroi se bashkëpunimi me rrjetet institucionale do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.