Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka falenderuar efektivët e policisë pas protestës 5-orëshe të opozitës përpara Kryeministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lleshaj sulmon opozitën se si vepronte me protestuesit kur ishte në qeveri, shkruan tvKlan.al, transporton gazeta Koha.
“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tonë kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot“, shkruan Sandër Lleshaj në Twitter.
Opozita protestoi sot për 5 orë përpara godinës së Kryeministrisë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 15 persona u lënduan, mes të cilëve policë, gazetarë dhe protestues.