Shkup, 6 nëntor – Mendoja si ta paraqes atë, por dy vite nuk ndërmora asgjë, sepse e dija se nuk do të mund ta dëshmoj, deklaroi dëshmitari Gjorgji Llazarevski në seancën e sotme të lëndës “Target-Fortesa”, duke sqaruar se si ka vërejtur se në sistemin për ndjekje të komunikimeve mes caqeve legale ka edhe ilegale, mes të cilave numra të personaliteteve publike dhe politikanëve nga opozita.
Në pyetje të PSP-së, kush e ka kryer përgjimin, Llazarevski, tha se nuk ka dyshim se është bërë në suaza të sistemit “Verint”, si dhe se të gjitha caqet kanë qenë nga teknikët shënues të punësuar në MPB.
“Të gjitha inicialet në dosje ishin të njohura për mua sepse përputhen me të punësuarit, përveç për shfrsatëzuesin ‘drejtori’”, tha Llazarevski.
Dëshmitari tha se e ka pyetur Zvonko Kostovskin nëse është e vërtetë se po përgjihen ministra aktualë dhe reagimi i Zvonkos ka qenë se “nuk ka kush që nuk përgjohet”, pas çka e ka lutur “të fillojë të mbledhë dëshmi në mënyrë të të përdoren për epilog gjyqësor”.
Duke u përgjigjur në pyetje të PSP-së për detyrat dhe qasjen e teknikëve-shënues dhe riprodhuesit, Llazarevski tha se në vitin 2008, teknikë-shënues ishin Marjan Jankullovski, Ivanovski Zllatko dhe Snezhana Bliznakovska, ndërkaq pas ndërrimit të tij kanë ardhur edhe dy teknikë-shënues.
“Prej vitit 2012 deri në vitin 2013 unë i shihja njerëzit të cilët vinin të shënojnë, ndërsa prej vitit 2006 deri në vitin 2008 nuk e di se kush shënonte”, theksoi dëshmitari.
Dëshmitari sqaroi se të gjitha dosjet i ka ruajtur tek ai dhe nuk ka gjetur dikë që ta udhëzojë se si të përdoren si dëshmi gjyqësore, se po përgjohen personalitet publike.
“Më vonë, kur fillova të punoj me Verushevskin, ia dorëzova atij”, deklaroi Llazarevski.
Dëshmitari sqaroi se personi Sasho Trajkovski i ka treguar për një bisedë mes ministrave, ndërkaq kur e ka pyetur sa është prëfshirja e përgjimit, Trajkovski i ka thënë “për t’u habitur”.
“Zvonko ishte kryesori në sistem dhe kontrollues i Sashos. Mendoja t’i drejtohem Zvonkos nëse kjo është e saktë dhe nëse ka vullnet të më sigurojë dëshmi pa m’i dhënë mua”, sqaroi Llazarevski.
Në lëndën “Target-Fortesa”, përveç ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të akuzuar janë edhe Toni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Mijallkovit. Vlladimir Varelov nga DSK-ja dhe pesë persona tët jerë nga Drejtoria.
Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre, ato u bashkuan në një lëndë. Aktakuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra të telefonit për të cilat aspak nuk janë dhënë urdhëresa nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të jepen urdhërat dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së validitetit të urdhëresave gjyqësore për 1.541 numra apo gjithsejt 5.827 numra telefoni. Të përgjuar ishin mbi 20 mijë qytetarë.
Sasho Mijallkov dhe Goran Grujovski, së bashku me Gordana jankullovskën dhe Nikolla Boshkovskin ngarkohen edhe prë shkatërrimin e sistemit për prëgjim të MPB-së dhe pajisjeve intermediare të operatorëve në vlerë prej 1.418.879 eurove, ndërsa Valentina Simonovska për falsifikim të dokumentit zyrtar.