Shkup, 6 nëntor 2018 – Pas arrestimit të Zoran Verushevskit, më telefonoi Zvonko Kostovski, i cili në atë moment ka qenë në praninë e Goran Grujovskit, dhe ma transmetoi një mesazh prej tij se nëse jam i involvuar në këtë rast, personalisht do të më presë në fyt, deklaroi Gjorgji Llazarevski në deklaratën e tij si dëshmitar në seancën e sotme gjyqësore në lëndën “Target-Lëndina”.
Llazarevski iu përgjigj pyetjeve të prokurorit Trajçe Pelivanov për momentin kur është arrestuar Verushevski dhe për denoncimin e tij në MPB me kërkesë të Grujovskit.
“E kuptova se është më mirë të denoncoj se çfarë po ndodh, edhe pse Zoran Zaev publikoi se materialet ia kanë dhënë të punësuar në MPB të cilët kanë qenë jashtë vendit. Kërkova takim me Goran Grujovskin dhe atje thashë se unë ia dorëzova materialet Verushevskit”, theksoi Llazsrevski para gjykatës.
Dëshmitari tha se para se të niset në MPB e ka fshirë diskun ku i ka ruajtur të dhënat dhe ia ka dorëzuar prokurorisë. Fshirjen e ka bërë që të jetë i sigurt se nuk do të keqpërdoret materiali të cilin për disa vite ia ka dorëzuar Verushevskit.
Me dëshminë e dëshmitarit të njëjtë, duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtpërdrejta të PSP-së, seanca do të vazhdojë më 21 nëntor. Gjykimi u ndërpre vonë pasdite me kërkesë të të akuzuarës Gordana Jankullovska ndërsa me pëlqimin e prokurorëve dhe këshillit gjykues.
Në lëndën “Target-Fortesa” përveç ish-drejtorit të DSK, Sasho Mijallkov, të akuzuar janë edhe Toni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Mijallkov, Vlladimir Varelov nga DZK si edhe pesë persona të tjerë të Drejtorisë