Shkup, 6 nëntor 2018 – Dokumentet e para i nxora në disk ekstern që Zvonko Kostovski ma dha në korridoret e MPB-së, deklaroi dëshmitari Gjorgji Llazarevski në seancën e sotme të lëndës “Target-Fortesa”, duke sqaruar se, nëse do ta kishin ndalur për ta pyetur se çka është ajo, ka qenë i gatshëm ta thyej.
Sipas Llazarevskit, për herë të parë Zvonko Kostovski “ka shpërthyer” në vitin 2010, por atëherë ka nxjerrë vetëm porosi SMS në CD, ndërkaq dokumentet e para i ka kriptuar në disk ektern. Dokumentet i kanë ruajtur në bazën e të dhënave, të cilën e kanë quajtur “ales”.
Sqaroi se pasi që Zvonkoja ka marrë përsipër t’i ruajë në bazën e të dhënave, sepse e ka ditur se çka është legale, e çka jolegale, i ka thënë se numri i personave ilegalë tw targetua që janë i ka tejkaluar ata legalë dhe se është e pamundur të nxirret.
“Mbi një vit më jepte CD-ja, ndërsa më vonë edhe në USB. Pasi që mësuam si t’i nxjerrim të dhënat, u lidhëm me Zoran Verushevskin. Verushevskit, diskun ia dhashë nga fundi i vitit 2010”, deklaroi Llazarevski.
Sqaroi se Zvonkoja e ka bërë zgjedhjen e shënjestrave të cilat më pas ia ka dorëzuar, prandaj e kanë quajtur “selektuesi”, përderisa Verushevski më shpesh ka treguar se çka duhet, e çka jo, sepse ka pasur shumë dosje.
Në fillim janë konsultuar me një gjykatës të opozitës, por më pas kanë parë se po paraqiten funksionarë aktualë nga partia në pushtet.
“Zvonkoja konsideronte se Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska janë përgjuar në mënyrë jolegale dhe prandaj i ka nxjerrë ato dosje”, deklaroi Llazarevski.
Në pyetjen e gjykatësit se si ka qenë i sigurt që nuk ka urdhëresë gjyqi për xhirim, Llazarevski tha se Zvonkoja ka pasur dokumentacion të plotë se cilat janë legale, e cilat jolegale.
“Në një periudhë, Verushevski kërkoi nëse mund të shënohen kryeministri Gruevski dhe drejtori Mijallkov. Ne atë e kuptuam si shaka, por na u kërkua”, deklaroi Llazarevski.
Paraprakisht, në pyetje të PSP-së, Llazarevski sqaroi se me punën e teknikëve-shënues është njohur më mirë në vitet 2012-2013, kur ka qenë i stacionuar ku kryhet shënimi, duke cekur se ata me to nuk kanë pasur vendime gjyqësore, përkatësisht kanë bartur vetëm markerë-stikerë.
Sipas dëshmitarit, arsyeja kyçe që Zvonkoja të vendosë për t’i eksportuar të dhënat, ishte ajo që të mos keqpërdoret sistemi.
“Motiv kryesor i tij ishte kur policia hyri në televizionin A1 dhe ai ishte momenti vendimtar kur vendosëm ta bëjmë këtë. Gjatë takimit me Verushevskin, i thashë çka mendoj, ndërsa ai tha se e tërë kjo duhet të ruhet dhe analizohet”, deklaroi Llazarevski.
Në lëndën “Target-Fortesa”, përveç ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të akuzuar janë edhe TOni Jakimovski, ish-shef i kabinetit të Mijallkovit, Vlladimir Varellov nga DSK dhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria