Moskë, 11 qershor – Presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp, do të duhej bashkarisht të paraqesin qëndrim se shfrytëzimi i armëve bërthamore është i papranueshëm, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.
“Nga perspektiva politike, është me rëndësi të madhe që Rusia dhe SHBA-ja ta qetësojnë botën me atë që do të dalin me kumtesë të përbashkët të nivelit më të lartë, me të cilën do të porosisin se nuk ka fitues në luftën bërthamore, dhe se ajo është e papranueshme”, tha Llavrov.