Moskë, 16 janar – Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Llavrov në pres konferencën e sotme deklaroi se apelet e BE-së që Serbia të përzgjedhë midis Brukselit dhe Moskës paraqesin pasqyrimin e “shprehive të vjetra koloniale”.
“Evropa beson se Serbia në fund duhet të përzgjedhë midis Rusisë dhe BE-së. Ky mentalitet i vjetruar e pasqyron qasjen e vjetër koloniale. E përmenda këtu shembullin kur BE-ja lëviz drejt rrugës së kërkesave të njëanshme dhe logjikës “ose-ose”. Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës në vitin 2014 ka kërkuar haptazi nga ukrainasit që të zgjedhin nëse do të jenë me Rusinë apo me Evropën”, theksoi Llavrov.
Ai shtoi se qasjet provokative të cilat e pasqyrojnë disponimin e forcave të mëdha nuk i përgjigjen vendimeve të mara në kuadër të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë OSBE-së dhe BE-së.
Llavrov theksoi se BE-ja kërkon që Beogradi ta pranojë pavarësinë e Kosovës me qëllim që të hyjë në BE, si dhe të respektojë politikën evropiane kundrejt Rusisë.
“Ne angazhohemi për kthimin e filozofisë së bashkëpunimit mbi bazë të balancës të interesave, e jo mbi bazën e imponimit të pikëpamjeve të një grupi të vogël të shteteve, pa marrë parasysh se sa ato shtete janë me ndikim”, citoi Llavrov.