Gjykimi për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë vazhdon më 31 tetor pasi në seancën e sotme janë deklaruar përfaqësuesit juridik të një pjesë të të dëmtuarve, më shumë përfaqësues të familjeve të viktimave.
Një pjesë më e madhe janë deklaruar se përfshihen në ndjekjen penale, derisa të gjithë para Gjyqit kanë paralajmëruar kërkesë juridike- pronësore në procedurën qytetare.
Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.
Për seancën e ardhshme më 31 tetor do të ftohen dëshmitarët okularë të dëmtuar, ndërsa duhet të dëgjohen edhe si dëshmitarë të ndodhisë.
Në aksidentin rrugor që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti afër fshatit Llaskarcë kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa 37 të tjerë u lënduan rëndë. Për aksidentin, gjegjësisht për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në aksident, janë akuzuar gjashtë persona.