Shkup, 16 shtator-Seanca e radhës gjyqësore për tragjedinë e “Llaskarcës” nuk filloi fare. Gjykatësja e lëndës Dijana Gruevska-Ilievska, duke e arsyetuar anulimin e gjykimit, tha se i akuzuari Ramiz Miftari duhet ti nënshtrohet një operacioni, shkruan KOHA.
“Seanca e radhës është caktuar me 14 tetor, shpresoj deri atëherë të përmirësohet gjendja e të akuzuarit”, tha gjykatësja Gruevska-Ilievska.
Ndryshe, rasti “Llaskarca” në Gjykatën Penale të Shkupi filloi të gjykohet javën e kaluar. Gjatë fjalëve hyrëse të akuzuarit u se janë të pafajshëm. (koha.mk)