Llashkovska: Pushteti nuk ka kapacitet ta zgjidhë problemin me Ohrin

Shkup, 19 korrik Është e qartë se pushteti në krye me LSDM, as nuk dëshiron, e as nuk ka kapacitet ta zgjedh problemin me Ohrin, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së Ane Llashkovska, në lidhje me gjendjen e rajonit të Ohrit, i cili rrezikon të vendoset në listën e vendeve të rrezikuara nga UNESKO.

“Derisa përgjegjësinë e hedhin tek njëri tjetri, Ohri për herë të parë do të gjendet në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore, në shoqëri të Afganistanit, Kongos, Irakit, Palestinës, Sirisë dhe Uzbekistanit”, tha Llashkovska.

Ajo shtoi tha se institucionet, në vend që të fillojnë zgjidhjen e problemit me ndërtimet pa leje, qeveria propozon ligj të ri me të cilin sipas saj, blenë kohë dhe ikë nga përgjegjësia.

“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do ta mbështetin këtë ligj, pasi është skandaloz. Me këtë zgjidhje ligjore vetëm hidhet përgjegjësia tek Këshilli i ri, i cili duhet të vendosë me badenter çfarë është kundër Kushtetutës”, tha Llashkovska.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të fillojë punën dhe të zgjidh problemin me ndërtimet joligjore në rajonin e Ohrit.