Shkup, 18 tetor – Skuadra kosovare Llapi është interesuar që për trajner të ekipit ta emërojë Xhengiz Rexhepin, bën të ditur gazeta KOHA. Sipas burimeve tona, të dyja palët kanë nisur bisedimet por ende nuk dihet se a do të arrihet marrëveshja apo jo. E gjithë kjo për faktin se Rexhepi aktualisht ushtron detyrën e ndimëstrajnerit të skuadrës turke Sivaspor.
Cekim, Rexhepi edicionin e kaluar ishte përkohësisht trajner i KEK-ut, prej ku edhe iu bashkua skuadrës së Superligës turke Sivasspor.