Beograd, 4 maj – Në samitin e BE-së – Ballkanit perëndimor në Sofje, që do të mbahet më 17 maj, sërish mund të aktivizohet nisma dhe marrëveshja e nënshkruar për hqeje të roamingut në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë e paralajmëroi për Tanjug-un minsitri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq.
“Ne para tre viteve nënshkruam marrëveshje me Maqedoninë, BeH-në dhe Malin e Zi. Tani edhe Kosova dhe Shqipëria dëshirojnë të kyçen nëa të marrëveshje që të kemi roaming të hequr në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, thotë Ljajiq.