Adem Ljajic mund të rikthehet në Serinë A. Pas Marko Arnautovic, Sinisa Mihajlovic kërkon të ketë në sulmin e Bolognas një tjetër futbollist me origjinë ballkanase.
Sipas mediave italiane klubi kuqeblu i ka bërë një ofertë turqëve të Besiktas për të marrë në huazim Adem Ljajic i cili në Itali ka mbajtur veshur edhe fanellat e Fiorentinës, Romës, Interit dhe Torinos.