Beograd, 11 shkurt – Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë (PSDS) Rasim Ljaiq, konsideron se tani është momenti i vërtetë për zgjedhje parlamentare, me qëllim që qeveria e re të ketë kapacitetin dhe legjitimitetin e plotë demokratik për zgjidhje të çështjes për Kosovën, transmeton koha.mk
Si shkak të dytë se pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, Ljaiq theksoi protestat rrugëve ku kontestohet legjitimiteti i qeverisë.
“Tash më kemi paralajmërime për bojkotim të Parlamentit dhe protesta në rrugë, ku kontestohet legjitimiteti i qeverisë dhe pushtetit. Nëse ai legjitimitet kontestohet, nuk ekziston mënyrë tjetër përveç se të shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar Ljaiq për TV Pink.
Ai ka theksuar se pushteti gjithkund në botë fitohet dhe humbet në zgjedhje.