Liverpool ka bërë të ditur se ka zgjatur kontratën e mbrojtësit anglez, Joe Gomez. 21 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vite e gjysmë, që e mbajnë atë të lidhur me klubin deri në vitin 2024. Gomez është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015 dhe që atëherë ka zhvilluar 41 ndeshje.