Kai Havertz është një nga emrat më premtues të futbollit gjerman. 20-vjeçari i cili aktivizohet me Bajer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha me cilësitë e tij, teksa Mançester Junajtid, Barcelona dhe Bajern Mynih janë duke zhvilluar një garë të hapur mes tyre.
Por, së fundmi konkurrenca për klubet e sipërpërmendura pritet të ashpërsohet edhe më shumë. Kjo pasi tekniku Jurgen Klop iu ka kërkuar drejtuesve të Liverpulit ta ketë me patjetër sezonin e ardhshëm mesfushorin nën urdhrat e tij. Kështu, të kuqtë po përgatisin një ofertë mjaft tunduese dhe që do “djegë” konkurrentët.
Bëhet fjalë për 107 milionë paund, teksa bisedimet kanë nisur tashmë. Mbetet për t’u parë nëse marrëveshja do konkretizohet, teksa Bajerni i Mynihut është prej kohësh në negociata, megjithatë shuma që ka gati Liverpul i vë ata në rresht të parë për të përfituar shërbimet e Havertz.