Juventus-Emre Xhan është një operacion që do të konkretizohet, por jo përpara verës së ardhshme. Nga Anglia vijnë lajme aspak të mira për bardhezinjtë, të cilët kishin ofruar 6 milionë euro për ta marrë menjëherë në janar mesfushorin nga Liverpuli, por “The Reds” nuk pranuan.
Klopp shpreson te rinovimi me Emre Xhan deri në momentin e fundit dhe është gati të rrezikojë për ta humbur me parametër zero. Një gjë e tilla i shkon për shtat edhe Juventusit, por ekziston rreziku që deri në qershor të shtohet konkurrenca për mesfushorin 23-vjeçar.