Ekipi udhëheqës në Kampionatin anglez të futbollit Liverpul, 900 ditë të tëra nuk din për mposhtje në terrenin vendor, ndërsa më të lumtur do të ishin kur atë seri do ta vazhdonin edhe sonte.
“Të kuqtë” e presin Mançester sitin në derbin e madh, ndërsa edhe pse është nëntor dhe relativisht fazë e hershme nga kampionati, ndeshja mund të jetë edhe e rëndësishme për titullin, nëse feston Liverpul. Ashtu mund t’i shmangen 9 pikëve të rënda të arritura në lidhje me “qytetarët”.
Mposhtja e fundit e Liverpulit në vend ishte nga Kristal Palas, në prill të vitit 2017. Prej atëherë, ekipi nën shkopin e gjermanit Jirgen Klop, në terren të tij ka luajtur 45 ndeshje dhe ka arritur 35 fitore.