Donyell Malen është lojtari që po surprizon këtë fillim sezoni te PSV. 20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Liverpoolit, që është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të denjë për Roberto Firminon.
Malen ka shënuar 9 gola në 12 takime në fillim të këtij sezoni me fanellën e holandezëve. Sulmuesi me origjinë nga Surinami ka qenë më parë pjesë edhe ekipeve zinxhir të Arsenalit, ndërkohë që u bë pjesë e ekipit të drejtuar nga Van Bommel vetëm sezonin e kaluar. 20-vjeçari rinovoi me holandezët vetëm pak javë më parë kontratën, e cila përfundon në qershor të vitit 2024.