Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli po synon transferimin e mesfushorit Jadon Sancho në afatin kalimtar të verës. Thuhet se Liverpooli tashmë ka nisur kontaktet me Sanchon, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga Borussia Dortmundi pas përfundimit të sezonit aktual.
Sancho, te Liverpooli po shihet si pasardhës i denjë i egjiptianit Mohamed Salah, i cili më herët ka paralajmëruar largimin drejt Spanjës.
Sancho po shkëlqen edhe këtë edicion te Dortmundi dhe kartoni i tij kushton rreth 100 milionë euro. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 16 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat për ekipin gjerman këtë sezon.
21-vjeçari është pjesë e Dortmundit prej vitit 2017 dhe ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023. Sancho është edhe reprezentues i Anglisë, ku ka shënuar tri gola në 18 paraqitje.