Liverpooli me një këmbë është në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pas fitores së thellë në 1/8 së finales ndaj Portos. Skuadra e Jurgen Kloppit ishte në një nivel të lartë sot, duke shënuar fitore prej 0-5 në udhëtim, transmeton Koha.net.
Sulmi i “Të Kuqve” funksionoi për mrekulli me treshen sulmuese që shënuan golat. Ishte Sadio Mane që shënoi golin e parë në minutën e 25 pas asistimit nga Wijnaldum, dhe pas katër minutave epërsinë e Liverpoolit e dyfishoi Salah duke realizuar pas asistimit nga Milner. Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe dy herë për t’i dhënë shanse reale vetit për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.