Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp dëshiron ta shtojë yllin e Real Madrid, Isco në skuadrën e kampionit të Evropës. Tekniku gjerman beson se spanjolli është i duhuri për të përforcuar mesfushën, transmeton portali arbresh.info, përcjellë gazeta Koha. Spanjolli që një kohë është i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”, ngase nuk është duke luajtur mjaftueshëm.
Sipas El Dermarque, “Los Blancos” nuk e kanë plan ta shesin për me pak se 70 milionë euro. Derisa një ofertë nga një klub i panjohur për 56 milionë euro është refuzuar.
Isco këtë sezon ka qenë titullar te “Mbretërit” vetëm 10 ndeshje.