Elseid Hysaj dhe shokët e tij të skuadrës kanë mbyllur aventurën e tyre në Champions League për këtë sezon me humbje në Holandë, e tashmë duhet të kënaqen vetëm me faktin se do të vijojnë të luajnë në Europa League.
Ndërkohë që Manchester City ka pësuar humbjen e parë në Champions, duke u mposhtur me rezultatin 2-1 në Ukrainë.
Liverpool ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve. The Reds triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin Anfield Road kundër Spartak Moskës me rezultat të thellë prej 7-0. Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e parë të renditjes tabelore të grupit E me 12 pikë ndërsa skuadra renditet si e treta dhe do të bëjë gara në Ligën e Evropës.
Takimi tjetër i Grupit H ka përfunduar me fitoren e Tottenham Hotspur (3-0) kundër APOEL Nicosias. Në këtë mënyrë, nga Spursat vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në grup, Real Madridi vazhdon nga pozita e dyta, kurse Borussia Dortmundi do të luajë në Ligën e Evropës.