Liverpooli është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të Thorgan Hazard nga Borussia Monchengladbach. Vëllai i yllit të Chelseat, Eden, ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh, dhe skuadra e Jurgen Klopp është e gatshme që ta bëjë një ofertë në drejtim të tij. Nga janari mund t’i shohim dy vëllezërit në derbin mes Liverpoolit e Chelseat. Thorgan në këtë stinori i ka shënuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime në 16 paraqitje të tij me klubin gjerman.