Klubi anglez, Liverpooli thuhet se po shikon një lëvizje në janar për mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba. Austriaku thuhet se ka refuzuar ofertën e një kontrate të re në Bayernin dhe mund të vendoset të ndjekë hapat e mesfushorit Thiago Acantara.
Sipas gazetës Bild, Bavarezët nuk kanë arritur të bien dakord rreth një marrëveshje me mbrojtësin pas raundit të tyre të fundit të negociatave. 28-vjeçari, i cili mund të luaj si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe në mesfushë, është në listën e ngushtë të Reds për ta transferuar në Anfield. Përfaqësuesi i Austrisë është jashtë kontratës verën e ardhshme dhe mund të largohet si transferim falas në atë moment. Ai mund të nënshkruajë edhe një para-kontratë me ndonjë klub të huaj që nga muaji janar.