Liverpool ka shanse të marrë Nicolo Barella-n, falë yllit të NBA LeBron James. Lojtari italian konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian dhe aktualisht po vëzhgohet nga Tottenham dhe AC Milan ndër të tjerë. Por Jurgen Klopp ka një as nën mëngë për të marrë shërbimet e Barella-s, dhe ai është pikërisht ikona e basketbollit James, i cili ka aksione te klubi i Liverpool.
“Cagliari ka marrë oferta dhe i ka refuzuar. Jam i lumtur që kam mbetur te klubi që mbështes,” shprehet mesfushori. “Ëndrra ime është të blej një shtëpi të bukur me kopsht dhe pishinë. Dhe të takoj LeBron James”.
Ylli i Cagliari-t barela pretendon se do të preferonte një transferim në Angli, pasi aty lejohet loja e fortë dhe luftarake. “Nëse do të zgjidhja mes Serie A dhe Premier League, do të shkoja në Angli, pasi më pëlqen mënyra se si luhet loja aty”.