Skuadra nga Premier League, Liverpooli po insiston në transferimin e mesfushorit portugez Pedro Goncalves kanë njoftuar të martën mediumet portugeze.
Mësohet se Liverpooli ka kontaktuar Sportingun e LIsbonës për mesfushorin 22-vjeçar, i cili po pëlqehet nga trajneri Juergen Klopp.
Liverpooli është i gatshëm të paguajë deri në 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Goncalvesit këtë verë që po kërkohet edhe nga ekipet tjera angleze.
Goncalves këtë edicion ishte ndër futbollistët më të merituar te Sponrtingu që e fitoi titullin e kampionit të Portugalisë.
Ai ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar pesë herë në 36 ndeshje. Goncalves ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2025.