Pas Xherdan Shaqirit, është radha e Divok Origit. Liverpooli po bën shitjet e fundit të lojtarëve që nuk janë në planet e Jurgen Kloppit dhe sulmuesi belg është i radhës që bën gati valixhet.
Për 26-vjeçarin ka oferta nga disa klube italiane dhe spanjolle ndërsa çmimi që ka vendosur Liverpooli është 15 milionë euro.
Gjithsesi, Origi ka edhe një vit kontratë të mbetur dhe drejtuesit anglezë mund të bëjnë lëshime për të mos rrezikuar që ta humbasin me paremetër zero në verën e 2022.