“Reds” janë mjaft të interesuar për ta transferuar sulmuesin e rrezikshëm gjerman të Leipzigut gjatë verës që vjen. Liverpooli është mjaft i interesuar për transferimin e futbollistit gjerman, Timo Werner, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Sulmuesi i rrezikshëm po shkëlqen në fanellën e Leipzigut këtë sezon dhe kjo ka bërë që klubet e njohura evropiane t’ia vënë syrin atij. Sipas “beIN Sports”, kampioni evropian dhe botëror është i gatshëm t’i paguajë 55 milionë euro për përfaqësuesin gjerman.
23 vjeçari thuhet se ndihet i lumtur dhe krenar me interesimin e klubit nga “Anfield Road”. Werner i ka realizuar 20 gola në 22 ndeshje në Bundesligë këtë sezon. Ai i ka edhe katër gola në Champions League.
Të fundit e shënoi mbrëmë ndaj Tottenhamit në udhëtim.