Liverpool është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për yllin anglez të Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Sipas ‘Dailymail’, ‘Reds’ kanë informuar klubin gjerman për dëshirën e tyre rreth nënshkrimit të Sancho.
Liverpool thuhet të planifikojnë transferimin e anësorit anglez gjatë merkatos së verës.
Dortmund do të kërkojnë së paku 100 milionë funte për shërbimet e Sancho. Në garë për lojtarin janë skuadra si Manchester City, Manchester United dhe Chelsea