Nëse 2020-ta iu dha tifozëve të Liverpool-it gëzimin që mungonte për 30 vjet, 2021-shi nuk duket se ka filluar me këmbën e djathtë për “Reds”. Të enjten në mbrëmje pësuan një humbje të rëndë (0-1) në shtëpi kundër Burnley, i cili noton në zonën e fundit të klasifikimit dhe lufton për mbijetesë. Loja u vendos nga Ashley Barnes, falë penalltisë në fund të një ndeshje të kontrolluar nga kampionët anglezë.
Pavendosmëri nga mbrojtja dhe Alisson, i cili bëri faull në momentin e penalltisë. Në një lojë të luajtur pa Van Dijk dhe Henderson, me Salah duke e nisur nga stoli, vendësit e patën të vështirë. Në pjesën e parë, Jurgen Klopp, gjithashtu pati një debat të ashpër me trajnerin e Burnley, Sean Dyche, ndoshta një shkëmbim fjalësh për diçka që ndodhi në fushë. Trajneri i Liverpool humbi toruan, duke u kthyer në dhomën e zhveshjes.
Kjo është humbja e parë e Liverpool në shtëpi, që nga prilli 2017. Vargu i pamposhtmërisë në “Anfield” zgjati 68 ndeshje. Ky cikël mbresëlënës u ndërpre befas jo nga një kundërshtar i nivelit të lartë, por nga ekipi ndoshta më mbrojtës i Premier League. Dhe Klopp shprehu zhgënjimin e tij pas ndeshjes, duke drejtuar gishtin e fajit nga vetja.
”Ne humbën ndeshjen sonte dhe është faji im,” tha fillimisht gjermani. ”Puna ime është që djemtë t’i kenë ndjenjat e duhura, si vetëbesimi i duhur, për t’i marrë vendimet e duhura dhe këto lloj gjërash dhe kjo qartazi nuk funksionoi sonte. ”Vendimmarrja është problemi kryesor,” shtoi ndër të tjerash Klopp. Për ekipin e Klopp është gabimi i pestë radhazi në kampionat, pas atyre ndaj West Bromwich, Newcastle, Southampton dhe Manchester United. Pesë ndeshje pa fitore, që kanë filluar të peshojnë, gjithashtu sepse goli nuk ka ardhur prej 438 minutash. Një agjërim i pashpjegueshëm për një sulm shkatërrues.