Liverpooli e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve pas triumfit minimal prej 1-0 kundër Napolit. Marek Hamsik pati rastin më të mirë në fillim të ndeshjes, ndërkohë që Sadio Manes iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. Në minutën e 34, Mohamed Salah pranoi një top të mirë në zonë nga James Milner dhe lëvizi për mrekulli duke krijuar hapësirë dhe duke i dërguar në ekstazë tifozët në Anfield. Salah pati një tjetër rast në gjysmën e dytë, ndërsa një mundësi shënimi e pati edhe Milner. Derisa Piotr Zielinski dhe Jose Callejon rrezikuan për mysafirët, Sadio Mane pati një tjetër shans për vendasit. Rastet nuk munguan edhe në minutat e mbetura të takimit, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë.Me këtë fitore, Liverpooli barazohet me pikë me Napolin, porse falë më shumë golave të shënuar, kualifikohet në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga vendi i dytë në Grupin C.Skuadra italiane do ta vazhdojë garën evropiane në ligën e dytë për nga rëndësia, në Europa League. Nga vendi i parë në këtë grup u kualifikua Paris Saint-Germaini me 11-të pikë të arkëtuara pas triumfit 4-1 ndaj Crvena Zvezdas.
Interit ka marr vetëm një barazim me PSV duke mos përfituar nga barazimi i Tottenhamit ndaj Barcelonës. Italianët e nisën shumë mirë ndeshjen ku kishin një rast të mirë me Ivan Perisic, që me gjuajtjen e tij qëlloi shtyllën në minutën e gjashtë. Kjo iu hakmor menjëherë italianëve pasi një top i vjedhur nga Steven Bergëijn u kthye në asistim për Hirving Lozano që shënoi më kokë për 1-0. Kjo ndodhi në minutën e 13-të. Pas pësimit të golit Interit u hodh në sulm, por duke lënë shumë hapësira prara. PSV rrezikoi disa herë nga kundërzbritjet, por që Handanovic ishte në vend në dy raste, e një herë nuk u qëllua kuadrati. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta Interi e nisi më mirë. Në minutën e 49-të kishte rast të mirë Mauro Icardi, por goditjen e tij e priti Jeroen Zoet. E portieri Zoet iu rikthye në makth për sulmuesit e Interit. Valero dhe Brozovic gjuajtë në minutat 61 dhe 65, por pa sukses. Interi shtoi forcat në sulm, kur u fut në lojë Keita dhe Lautaro Martinez. E fal lojës sulmuese arriti të shënojë në minutën e 73-të. Matteo Politano harkoi bukur në zonë ku Mauro Icardi shënoi me kokë për 1-1. Interi ra në lojë pasi pësoi gol dhe nuk arriti ta shënojë atë të fitore që do ta dërgonte në fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve. Zikaltërit do të luajnë në Ligën e Evropës.