Liverpooli ka fituar bindshëm ndaj Stoke Cityt për t’u kthyer në pozitën e dytë të Premier Ligës. “Të Kuqtë” fituan 4 me 1, me golin e parë që erdhi nga mysafirët. Stoke City kaloi në epërsi në minutën e 12-të përmes Waltersit, por kjo epërsi u shua qysh në pjesën e parë. Lallana dhe Firmino shënuan në pjesën e parë për të kaluar Liverpoolin në epërsi. Një autogol i Imbulas dhe një gol i Daniel Sturridget në pjesën e dytë vulosën fitoren prej 4 me 1 të ekipit të Jurgen Kloppit. Xherdan Shaqiri i Stoket nuk u paraqit fare në këtë ndeshje. Liverpooli tani ka 46 pikë në tabelë, gjashtë më pak se lideri Chelsea.