Liverpooli është i interesuar që ta rikthejë në skuadër Philippe Coutinhon vetëm 18 muaj pas shitjes së tij te Bacelona, raporton “Le10Sport”
Komentet e Coutinhos se ai nuk do të shkonte te Manchester Unitedi për shkak të respektit ndaj Liverpoolit besohet se e kanë zbutur qëndrimin ndaj tij në “Anfield”.
Tani, fituesit e Ligës së Kampionëve mund t’ia ofrojnë shansin reprezentuesit brazilian për t’u rikthyer në skuadër.
Barcelona e kishte transferuar Coutinhon në janar të 2018-s për 140 milionë funte, por braziliani ka vuajtur që të tregojë formën më të mirë të tij te klubi katalonjas.