Liverpooli do të blej portier në janar dhe këtë e kanë konfirmuar mediat angleze. Kampionët e Evropës si duket nuk janë të kënaqur me portierin e dytë spanjollin Adrian i cili mund të largohet qysh në janar. The Reds janë në kërkim të një zëvendësuesi të denjët për portierin brazilian Alisson dhe duket se atë e kanë gjetur në Turqi.
Reprezentuesi turk, Ugurcan Cakir është në bisedime me Liverpoolin për një transferim në Anfield. 23-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira me skuadrën e tij Trabzonspor dhe është pranë transferimit në Ligën Premier.
Mediat angleze dhe ato turke kanë raportuar se The Reds janë gati të paguajnë deri në 10 milionë euro për transferimin e tij. Falë paraqitjeve të mira me Trabzonin, Cakir është bërë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Turqisë.