Crvena Zvezda e ka mundur Liverpoolin me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Insporti.com. Liverpooli në këtë ndeshje nuk tregoi formë aspak të mirë ndërkohë që serbët shënuan dy herë në pjesën e parë për ta vendosur fatin e ndeshjes.
Zvezda kaloi në epërsi në minutën e 23-të me golin e realizuar nga Pavkov. I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 29-të për 2:0.
Kujtojmë se Liverpooli në këtë ndeshje ishte në mungesë të mesfushorit nga Kosova, Xherdan Shaqiri i cili nuk u futa në lojë në mënyrë që mos të këtë tensione për faktin se ndeshja u zhvillua në Beograd.
Liverpooli pas kësaj sfide i prinë grupit me gjashtë pikë, Napoli ka pesë sosh kurse PSG dhe Zvezda nga katër pikë.Napoli dhe PSG e zhvillojnë ndeshjen në mes tyre nga ora 21:00.