Liverpool pas 70 milionëshit të kërkuar me ngulm nga Juventusi

Të gjithë e duan, por çmimi i kërkuar nga Fiorentina i ka stepur të gjithë skuadrat e interesuar për Federico Chiesan. Sulmuesi është në listën e shumë klubeve dhe Juventus kërkon që ta marrë me çdo kusht pas eliminimit nga Champions League. Sidoqoftë “La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar një skenar të ri.

Zyrtarët e Liverpool janë paraqitur tek Fiorentina dhe kanë kërkuar informacione për sulmuesin italian, që klubi violë ka bërë me dije se nuk ulet të bisedojë pa një ofertë mbi 70 milionë euro. Jurgen Klopp e shikon 21-vjeçarin si një mundësi për ta vendosur pas shpinës së Mohamed Salah, edhe pse italiani preferon të luajë i vetëm në krah. Këtë sezon Chiesa ka shënuar 12 gola, 6 në Serie A dhe 6 në kupë.