Liverpool e shkatërron Porton, e pret Barcelonën në gjysmëfinale

Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për vitin e dytë radhazi, pasi e shkatërroi Porton në çerekfinale duke e mundur me rezultat të përgjithshëm 6:1 pas dy ndeshjeve. Skuadra e Jurgen Klopp pothuajse e kishte kryer punën në ndeshjen e parë në Anfield para një jave, kur kishte fituar 2:0, por e shkeli Porton në Portugali duke e mundur 4:1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të mërkurën, raporton Gazeta Express, transmeton gazeta Koha.

Sadio Mane hapi serinë e golave pas 26-të minutave lojë, para se Mohamed Salah ta dyfishonte epërsinë në minutën e 65-të. Militao shënoi atë që ishte goli i vetëm i portugezëve në 180 minuta lojë, kur u shërbye nga Telles në minutën e 69-të. Roberto Firminho dhe Virgil van Dijk i dhanë goditjen e fundit Portos duke shënuar në minutat 77-të dhe 84-të. Liverpooli do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale.