Është aktore e suksesshme dhe nënë e 3 fëmijëve, por Liv Tyler ka vendosur që t’i shtojë CV-së së saj edhe një kategori tjetër: modele të brendshmesh. 40-vjeçarja ka pozuar për fushatën e re publicitare të markës britanike “Triumph Essence”. Protagonistja e “Gunpowder” dukej e mrekullueshme me të brendshme të zeza, duke treguar këmbët e gjata dhe lëkurën e bardhë.