Vilnius, 3 korrik – Lituania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të fluksit të emigrantëve të paligjshëm nga Bjellorusia.
Ministrja e Brendshme e Lituanisë Agne Bilotait tha se masa nuk u vendos për arsye sigurie, por për menaxhim më efikas të migracionit.
“Është shumë e rëndësishme të keni një sistem ligjor dhe instrumente në mënyrë që të mund të merrni vendime shpejt si përgjigje e sfidave të reja,” deklaroi ajo.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka paralajmëruar se vendi do të zvogëlojë kontrollet kufitare për emigrantët pa dokumente si përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura në Bjellorusi.
BE-ja ka vendosur sanksione shtesë ndaj Bjellorusisë pasi autoritetet arrestuan një aktivist të opozitës në Minsk, ku avioni i tij u detyrua të ulej për shkak të një paralajmërimi për bombë.
Qeveria lituaneze ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi më shumë se 150 emigrantë e kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin Lituani-Bjellorusi në ditët e fundit.
Numri i emigrantëve të ndaluar në kufi është tre herë më i lartë se më parë, thanë autoritetet lituaneze.
Shumica e këtyre emigrantëve më parë kanë kërkuar azil në Lituani, përfshirë afganët, kamerunasit, irakianët dhe sirianët.