Parlamenti lituanez ka miratuar dje ndalesë të plotë për ndëshkim fizik të fëmijëve. Ndryshimet në ligj rreth kësaj çështje janë miratuar pa asnjë votë “kundër” nga deputetët e Dhomës së Poshtme të Parlamentit. Votimi është mbajtur katër muaj pas vdekjes së një djali katërvjeçar, i rrahur deri në vdekje nga nëna e tij dhe miku i saj, rast i cili e ka tronditur gjithë vendin baltik. Analizat e gjakut kishin treguar se të dy kishin marrë metamfetamin para se ta rrahin djalin.