Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media, ka thënë se vendimi i Prishtinës për transformimin e FSK-së në ushtri e ka sulmuar paqen në Kosovë dhe se sipas tij është shkelur në mënyrën më të shëmtuar Rezoluta 1244 e OKB-së, e cila përcakton se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
“Ne emër të Shtabit të Krizës së qeverisjes lokale të katër komunave në Veri, u bëj thirrje serbëve, pavarësisht se ku ata jetojnë, të mos bien pre e provokimeve, pasi diçka të tillë do të ketë”, ka deklaruar Rakiq.
Udhëheqësi i Listës Serbe, po ashtu, paralajmëroi se përfaqësuesit e serbëve në Kosovë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.